Sprapset LSI nga qeveria, fillojnë dorëheqjet e drejtorëve të Metës
Pëlqej
Është dorëhequr kreu i Inspektoratit Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve, Ergys Agasi, i cili vinte nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Me anë të një statusi në Facebook, Agasi ka bërë të ditur vendimin e tij ndonëse ai nuk bën të ditura arsyet e këtij vendimi.

MESAZHI I AGASIT

“Keto 4 vite, ne krye te institucionit te ISHMP mund te them me bindje se kane shenjuar reforma thelbesore ne misionin e objektivat e ketij institucioni!

Falenderoj ne kete dite te fundit te punes sime, ekipin e ISHMP ne rang vendi, nga drejtuesit deri te inspektoret e terrenit, per profesionalizmin dhe perkushtimin e tyre ne misionin tone ne mbrojtjen e mjedisit!

Privilegj te bashkepunoja me Ministrin Koka, i cili me dha besimin te drejtoja nje institucion te rendesise vecante. Fale vizionit te tij per reformen institucionale administrative te nderrmarre ne Ministrine e Mjedisit, u krijua ISHMP institucion shteteror qe u rrit e konsolidua duke perballuar sfidat me te veshtira ne fushen e mjedisit.

Fjalet nuk jane mjaftueshem per te falenderuar nje lider vizionar si Ministri Koka! /albeu.com/




Shtuar më 14/09/2017, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori