Spostohet kasaphanja nga Ministria e Kultures ne ate te Financave
Pëlqej
Albeu.com
Pas degradimit te rreth 55 shqiptareve nje muaj me pare ne Ministrine e Kultures, dje 12 shqiptare te punesuar para nje viti ne Drejtorine e te Hyrave Publike, jane perjashtuar nga puna.
Kjo është hera e parë nga pavarësia e Maqedonisë, që përjashtohen nga puna të punësuar që kanë pasur vendim, dhe kanë pasur të lidhur marrëdhenie pune me institucione shtetërore.

Është bërë rregull i pashkruar që partitë shqiptare të largojnë nga puna ata të cilët i ka punësuar partia kundërshtare, mirëpo është hera e parë që largohen nga puna persona të cilat kanë pasur vendim për punë.

"Ky largim përpos që është me prapavijë politike, poashtu është drejtpërsëdrejti është i përgatitur nga zëvendës-kryeministri Abdylaqim Ademi dhe Bekim Neziri - zëvendës drejtor ne Drejtorinë e të Ardhurave Publike", theksojne ne nje e-mail derguar Albeu.com disa nga te larguarit nga puna.

Tani më në këtë institucion gati se nuk figurojnë shqiptarët, kurse i njejti njihet si institucioni më vital i shtetit, pasiqë mbush buxhetin e shtetit me rreth 70%, nga tatimet dhe taksat e ndryshme.

“Asnjëherë më parë, pothuajse në asnjë periudhë shqiptarët nuk janë ndjerë me të diskriminuar sesa në ditët e sotme. Partia shqiptare në qeveri BDI, po u shkakton shqiptarëve dëme të pallogaritshme në të gjitha fushat dhe aspektet. Ky grupacion terorizon shqipëtarët si në kohën e Rankoviçit, dhe bën gjithçka që është në dëm të shqiptarëve, dhe i detyron ata te marin rrugët e botës për të mbijetuar, derisa këta pushtetarë të kënaqin epshet e tyre” - deklaroi njëri nga të pushuarit nga puna.
Shtuar më 20/11/2008, ora 01:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori