Sportiv e i qeshur, si e priti Tahiri vendimin për bllokimin e pasaportës (VIDEO)
Ish-ministri i Brendshem Saimir Tahirit iu hoq sot pasaporta me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Sipas Tahirit ky vendim është i padrejtë për shkak se Gjykata dhe prokuroria nuk kanë asnjë prove të re, dhe se këto prova ishin që në datë 20 tetor.

“Mund të më mbani edhe burg, por problemin e kam te principi. Këto prova i keni pasur që në datë 20 tetor, pse e keni kërkuar nje muaj e disa dite me vonesë kete bllokim? S’ka asnjë provë të re. Kam qene në dijeni të këtyre provave që atëherë”- ka deklaruar Tahiri në sallën e gjyqit.

Por pavarësisht situatës dhe vendimit të marrë, ish-ministri i Ramës duket mjaft i qetë madje dhe i buzëqeshur në fytyrë.

Akoma nuk shihet qartë se si do të jetë fati i Saimir Tahirit por situata e tij është goxha e vështirë pas publikimit të përgjimeve të reja. /albeu.com/
Shtuar më 15/12/2017, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori