Spiunonte policinë, kush është inspektori i “Shqiponjave” i arrestuar sot
Pëlqej
Polici i repartit “Shqiponja” i arrestuar nga SHÇBA është Engrit Hënaj.

Engrit Hënaj është vënë në pranga pas hetimit të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përkrahje të autorit të krimit” parashikuar nga nenet 248 dhe 302 i Kodit Penal”- thuhet në njoftimin e policisë.

Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë” parashikuar nga neni 134/2.

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale.

Vazhdojnë hetimet për implikimin e punonjësve të tjerë të Policisë të përfshirë. /albeu.com/




Shtuar më 14/09/2017, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori