Spitali Onkologjik vonon përgjigjet e biopsive
Spitali Onkologjik në QSUT do të vonojë edhe një muaj përgjigjet e biopsive. Pacientët ankohen se në listën e pritjes duhet të qendrojnë deri një muaj për të mësuar nëse masat e hequra janë malinje apo beninjë.

Përgjigja vonohet, pasi në QSUT ka vetëm një laborator, që merret me mbjelljen e masave tumorale. Onkologu, Shahin Kadare, thotë se sa më parë të dihet përgjigjia e biopsisë, aq më shpejt kryehet mjekimi dhe shanset për të jetuar rriten. Sipas tij, nisja e kurave me vonesë, për pacientët që diagnostikohen me tumore malinjë, sjell përhapjen e tij duke dëmtuar dhe qeliza dhe organe të tjera, raporton AS.

"Praktikisht nuk mendoj se e dëmton, në planin teorik po. Sa më afër të jetë momenti i diagnostikimit me momentin e trajtimit, aq më mirë është", u shpreh mjeku Kadare. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2012, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori