Largohen nga puna 80 punonjës tek “Nënë Tereza”
Rreth 80 shkresa për largimin e punonjësve të administratës në spitalin “Nënë Tereza” janë firmosur gjatë ditëve të fundit pasi mësohet se një pjesë e tyre janë mbi strukturë, me kontrata të përkohshme.

Shkresa ka njoftuar punonjësit se do t’u duhet të ndërpresin marrëdhëniet kontraktuale me institucionin dhe nga 24 deri në 72 orë, shefi apo përgjegjësi i shërbimit duhet të bëjë edhe njoftimin apo sqarimin përkatës për arsyet e largimit nga detyra dhe ndërprerjen e kontratës, shkruan Shqip në numrin e saj të sotëm.

Largimet nga puna u njoftuan dy javë më parë për qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, ndërmarrjen më të madhe në të gjithë sistemin shëndetësor, në takimin e kryeministrit Edi Rama me shefat e shërbimeve. Të gjithë ata punonjës që janë mbi strukturë në administratë do të largohen dhe fill pas kësaj u vjen radha edhe mjekëve, infermierëve, laborantëve apo edhe sanitarëve që janë marrë në punë për fushatë, për shkaqe politike dhe joprofesionale.
Shtuar më 21/10/2013, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori