Spiropali zbulon se i shoqi nuk i bën dhurata, habit për Ramën: Më dhuron gjithmonë një shishe verë
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, si rrallë herë ka rrëfyer në Abc news në lidhje me jetën e saj private, jashtë politikës.

Gjatë bisedës, Spiropali tha se i shoqi nuk është njeri i dhuratave, por gjithsesi e plotëson në aspekte të tjera.

Teksa u pyet se çfarë dhurate ka marrë nga kryeministri Rama, Spiropali tha se ka marrë një shishe verë.

Spiropali tha:

Im shoq nuk është njëri i dhuratave, por më përmbush në pikëpamje të tjera.

Rama dhuron shishe me verë për ditëlindje, është një traditë në kryeministri.

S’kam suvenir tjetër, vera mjafton, por s’e kam provuar, shpresoj të jetë e mirë.
Shtuar më 23/10/2020, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori