Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa
Spiropali nga foltorja e Kuvendit i ka kthyer përgjigjet Metës pas takimit të këtij të fundit me mjekë dhe ekspertë të mjekësisë dhe gjithashtu edhe kreut të PD-së Bashës për numrin e vdekjeve nga COVID-19.
Ajo tha se në zyrën e Presidentit krijohen Komitete anti-shtetërore.
“Në mënyrë të padinjitetshme është përballuar me këtë fatkeqësi opozita jonë që herë në zyrën e presidentit krijohen komitete anti shtetërore, jo vetëm antiqeveritare, ku jepen opinione lloj soj mbi
situatën pa asnjë kujdes për
situatën dhe bilancin ku jemi. Pjesëtarët aty ku ishin jo doktorë, por në rolin e politikanit thanë që nuk ka asnjë strategji qeveria shqiptare.
Ka tre strategji qeveria, që po i zbaton pikë për pikë, përfshirë edhe skenarin për vjeshtë dimër që jemi të përgatitur”, u shpreh
Spiropali.
“Nuk mund të mos kujtoj në këtë foltore dhe mos jap një përgjigje për akuzën e rëndë që të
vdekurit po fshihen. Të
vdekurit nuk janë kaseta, filmime si ato të 21 janarit që të fshihen.
Në fillim të pandemisë thoshin po i shtojnë të
vdekurit, tani thonë po ulin numrin e vdekjeve. Kjo është paturpësi dhe shqiptari vdekjen e ka respektuar dhe fotot që dolën nga morgu nuk janë rastësi. Ishin një skenar i përgatitur, i paralajmëruar.
Të gjithë janë duke bërë betejën me pandeminë, këta janë aty për të bërë luftë për karrigen. Por nuk merret karrigia duke bërë politike me të
vdekurit, pushteti merret me votë”, shtoi ajo.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 11:23