Spiropali rikthehet në krah të Ramës
Kryetarja e Forumit Rinor Eurosocialist, Elisa Spiropali rikthehet në krah të Edi Ramës. Kryetarja e FRESSH-it është parë dje së bashku me deputetin e Vlorës dhe Kryeministrin e zgjedhur në zyrën e tij në Vlorë.


“Unë kam ikur nga Shqipëria në vitin 1999 dhe jam kthyer në 2006. Kur jam kthyer, nuk kam pasur as më të voglën ide se ku do shkoja dhe çfarë do bëja. Mënyra se si organizoheshin të ashtuquajturat konkurse apo se si funksiononte administrata e shtetit ishte aq e mbyllur, aq nepotike, saqë, çfarëdo shkolle të kishe bërë, ishte e pamundur të penetroje. Kur studioja në Amerikë, e vetmja dritare shprese që në shihnim ishte Bashkia e Tiranës. Dhe mblidheshim gjithë shqiptarët që ishim aty dhe shikonim Bashkinë e Tiranës se ç’hapësira krijonte, vinte era Europë, vinte era modernitet, vinte era konkurs, meritokraci”, tha Spiropali. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori