Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin,
Elisa Spiropali tha mbrëmjen e sotme në studion e emisionit ”Bardh A Zi” në ”ABC”, se kryeministri Edi
Rama është i vetmi njeri që di si të ndërtojë një
qytet duke marrë në shembull investimet e bëra në Vlorë dhe Korçë.
“Nëse ka një njeri dhe një forcë politike që di të bëjë
qytet janë Edi
Rama dhe Partia Socialiste. Shkoni shikoni Vlorën dhe Korçën”,tha
Spiropali.
Ndalur te protesta e maturantëve për pyetjen e famshme se çfarë bëri Turi,
Spiropali theksoi se kjo çështje u përdor nga opozita duke ironizuar se dy liderët e saj nuk e dinin përgjigjen.
“Ngaqë nuk e kupton Luli dhe Mona si ka mundësi që bëni një pyetje të tillë, hallin e tyre këta duan t’ia hedhin në kurriz të gjithë njerëzve. Flasin ata që shesin diploma”, u shpreh ajo.
Ministrja tha se i qëndron krahasimit të bërë më herë për liderin e qeverisë Edi
Rama me heroi kombëtar, Skëndërbeun.
Aulon Kalaja: I qëndron deklaratës se
Rama është si Skëndërbeu?
Elisa Spiropali: Patjetër.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 23:03