VIDEO/ Konflikt i armatosur për pronën mes dy vëllezërve në Tiranë, arrestohen babë e bir

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale mes dy vëllezërve të cilët po konfliktohesin me njëri-tjetrin.

Shkak i sherrit është bërë prona.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se është arrestuar një 59-vjeçar dhe djali i tij 27 vjeç.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt për motive pronësie, mes dy vëllezërve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gate”, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.

Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve G. J., 59 vjeç dhe G. J., 27 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë”, thuhet në njoftim.

Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, shtetasin F. J. (vëllai i 59-vjeçarit). Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com.


Shtuar 14.08.2023 09:58