Spiropali: Meta të flasë me Kryemadhin për hapin drejt humnerës
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali ka komentuar pwr herw tw parw, komentoi edhe deklaratat e Presidentit të Republikës, i cili është shprehur më parë në media se opozita duhet të bëjë një hap pas e maxhoranca dy.

“Unë nuk e çkodoj dot deklaratën e Presidentit sepse nuk e kuptoj për cilat hapa e ka fjalën dhe kush duhet t’i ndërmarrë po do kishte qenë shumë mirë në rast se Presidenti do t’a kishte këshilluar znj.Kryemadhi në partinë nga ka dalë, që mos ta ndërmerrte atë hap.

Se nuk është një hap para, është një hap në humnerë. Dhe kthim pas nuk ka. Pra, në Kuvend nuk kthehen dot më, tani të paktën të mbështesin kandidatët e tyre nëpër lista që duan të marrin pozicionet e tyre në kuvend.

Të vijnë të votojnë reformën zgjedhore që është e domosdoshme dhe që ne patjetër do t’a çojmë përpara dhe jemi shpresë plotë që deputetët e rinj të opozitës do ta votojnë reformën zgjedhore” tha Spiropali. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 20:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori