Spiropali i përgjigjet Topallit: Më mirë në botën e çudirave se Zonjë e leshtë
Elisa Spiropali ka reaguar pas një postimi të ish kryetares së Kuvendit Jozefina Topallit e cila përmes një postimiFacebook, kritikoi të zgjedhurit në Doganat dhe Tatimet per mungese të njohjes në fushat që do drejtojne.


"Për Jozefina Topallin: Më mirë Elisë në botën e çudirave sesa “Zonjë e leshtë”. Në atë botë që Zonja nuk e njeh nuk kalojnë kamionë në doganën e Shkodrës për interest të financimit të partisë në pushtet. I uroj Znj. Topalli qetësim dhe më pak helm për gratë e tjera të Shqipërisë, të vjetra a të reja qofshin." shkruan SpiropaliFacebook. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2013, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori