Spiropali i kthehet ashpër Hajdarit: Mbaj gojën!
Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali i është përgjigjur ashpër Rudina Hajdarit duke i kërkuar që të bëjë kujdes me deklarata që lëshon.

Spiropali më tej ka shtuar se Hajdari nuk ka dalë nga vota e popullit, por nga listat e PD-së.

“E nderuar Rudina mbaj gojën. Vëri fre vetes. Iu drejtove këtu deputetëve të PS-së. Nuk të kanë asnjë borxh që i fyen në dinjitetin e tyre. Dakord.. Nuk të kemi asnjë borxh. Nëse ne këtu mbajmë përgjegjësi për listën tonë një më një, mbaj edhe i përgjegjësi për të gjithë.

Edhe për anëtarët e familjes tënde biologjike dhe politike. Nëse do flasësh këtu për lista dhe zgjedhje, ti nuk je e votuar. Ti ke hyrë nga listat. Provoje, hyjë detit në këmbë, ta shohim. Por nuk është ky diskutimi. Nuk jemi këtu për të fyer njëri tjetrin. Për të thuru pretenca prokurorie. Jemi për të diskutuar mbi rezolutën për Integrimin” tha Spiropali.


Shtuar më 24/09/2020, ora 11:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori