Xheloze e çmendur, Rezarta Shkurta i bën “zbor” nipit të Enver Hoxhës: Çfarë u thua grave (VIDEO)

Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Përveç fotove e videove të punës, ajo herë pas here poston edhe momente nga jeta e saj private.

E kështu ka bërë edhe mëngjesin e kësaj të shtune. Në “Instagram”-in e saj, Rezarta ka ndarë një video ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha. Ajo dëgjohet teksa e pyet se ku po shkon dhe çfarë do u thotë grave dhe gocave po e panë.

“Praaa, praaaa, ky djali është i martuar. S’jam xheloze thjesht po e them”, shkruan Shkurta bashkëngjitur në videon në fjalë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta)

Pjesë nga biseda në video:

Rezarta Shkurta: Je shumë i bukur. Të dua shumë

Ermal Hoxha: Edhe unë ty

Rezarta Shkurta: Ku po ikën?

Ermal Hoxha: Po dal

Rezarta Shkurta: Ku po del?

Ermal Hoxha: Të pi kafenë

Rezarta Shkurta: Ça do u thuash grave e gocave po të panë?

Ermal Hoxha: Jam i martuar

Rezarta Shkurta: Po ti nuk ke as unazë

Ermal Hoxha: Ju them hyni në ‘Google’ e shikoni nëse jam i martuar apo jo

Rezarta Shkurta: Vdes për ty