Parashikimi i motit për datën 4 shkurt 2023

Duke filluar nga kjo fundjavë por edhe ditët në vijim gradualisht mbi vendin tonë do të fillojnë të depërtojnë masa ajrore të acarta me origjinë siberiane.

Në këtë mënyrë për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra.

Në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Duke filluar nga dita e Diel (por edhe java në vijim) moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por njëkohësisht me rënie të temperaturave të cilat do të prekin vlerat negative në një pjesë të madhe të vendit.

Vlen për tu theksuar gjithashtu se për këtë fundjavë parashikohet edhe erë tepër intensive me shpejtësi mesatare 1-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me rrahje arrinë deri në 15-20m/s./Albeu.com/

 


Shtuar 3.02.2023 23:50