Spindelegger: Ballkani ne BE deri ne vitin 2020
Albeu.com
Shefi i diplomacisë austriake, Michael Spindelegger ka paralajmërur fillimin e një nisme për Ballkanin Perëndimor në BE, duke thënë se dëshiron të shohë tërë rajonin në BE deri në vitin 2020.
Spindelegger ka paraqitur planin që vendet e Ballkanit Perëndimor t'i përafrohen BE-së dhe ka shprehur bindjen se deri në vitin 2020 Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria do të jenë anëtare me të drejta të plota në BE.
Në lidhje me Kosovën ministri austriak ka qenë më i kujdesshëm duke thënë se "është e nevojshme që të ndodhin mjaft gjëra". Ai ka sqaruar se së pari është e domosdoshme që të gjitha vendet e BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës.
Përafrimi i Kosovës me BE-në, ndërkaq është pjesë e planit të nismës austriake për Ballkanin Perëndimor. Austria dëshiron që të ofrohet si ndërmjetëse në zgjidhjen e kontestit rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Ministri austriak shpreson që zgjidhja për këtë problem do të gjendet gjatë pranverës.
Shtuar më 18/01/2010, ora 18:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori