Olta: Luizi do shkojë te pesa nëse nuk e fiton “BBV”, do dalë nga trutë (VIDEO)

Sipas Oltës, Luizi do të cmendet nëse nuk shpallet fitues i “Big Brother VIP”. Gjatë një bisede të bërë së fundmi në oborrin e shtëpisë, aktorja i ka thënë se sillet gjithë kohës sikur do të jetë me bindje fituesi i këtij edicioni.

Luizi: Unë jam me targa CD (diplomatike) moj Oltë e merresh me mua, tani jam me targa FT, fitues

Olta: Bravo shumë bukur, po mos ta fitosh çfarë do bësh? Ky do shkojë te 5 po mos ta fitojë, do kalojë, e kam me vërtetë që ky do kalojë. Ky nuk e mendon se nuk do ta fitojë. Ky çdo ditë sillet si fitues. Dhe realisht, nëse ndodh që nuk e fiton, ky do dalë nga trutë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Shtuar 4.03.2023 20:52