Specialisti: Skandal në Shqipëri, nuk dihet akoma prejardhja dhe marka e kiteve
"Ka patur mungesë transparence, si përsa i përket prejadhjes së kiteve dhe markës së tyre, ku nuk u bë asnjëherë e ditur e vërteta..."

Specialisti i Shëndetit Publik Erion Dasho ka folur për situatën e Covid-19, si është menaxhuar nga Shqipëria dhe Gjermania, vendi ku ai jeton, si po kryhen testimet dhe sa të sigurta janë.

Dasho hodhi akuza se në Shqipëri kjo situatë u shfrytëzua për propagandë dhe që sipas tij ka mungesë transparence për prejardhjen e kiteve dhe markën e tyre.

Në një lidhje Skype për emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, një shqetësim që ndau Dasho ishte edhe çmimi i lartë i testeve.

"Po ndjek zhvillimet në dy vendet dhe duke e parë situatën mund të them se në Shqipëri është shfrytëzuar për propagandë, që i serviret publikut si sukses.

Në fillimet e epidemisë, thuhej se Shqipëria ishte 10 herë më mirë se Italia dhe 5 herë më mirë se Gjermania. Ndërkohë që në korrik dhe gusht, Shqipëria u rendit ndër 5 vendet me numër të lartë të vdekshmërisë në Europë.

Ka patur mungesë transparence, si përsa i përket prejadhjes së kiteve dhe markës së tyre, ku nuk u bë asnjëherë e ditur e vërteta. Sot nuk dihet se çfarë kitesh janë përdorur, nga Ministria e Shëndetësisë është deklaruar se kanë shkallë gabimi 30% dhe kjo është skandaloze, pasi kjo deklarohej nga Kina në javët e para të covid-19”-tha Erion Dasho.
Shtuar më 23/09/2020, ora 22:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori