Specialistët: Niveli i ndotjes shumë i lartë
Tirana vazhdon të jetë qyteti që ka ndotjen toksike më të madhe në rajon. Ky është konluzioni i ekspertëve të mjedisit. Sipas tyre ndotësit më të mëdhenj në kryqytet janë automjetet, të cilat me gazrat që çlirojë rrisin nivelin e ndotjes.

Dhimitraq Trajani, profesor i Inxhinierie është shprehur për gazetën Shqiptare se autoritetet e vendit jo vetëm nuk kanë marrë masa për shpërbërjen e resë toksike që mbulon kryeqytetin, por ajo madje sa vjen e dendësohet duke paralajmëruar prej kohësh një stuhi të fortë. Sipas Trajanit, fajtorët kryesorë për këtë situatë janë amortizimi i madh i automjeteve.

Në një shkrim të gjatë analizues ai sqaron se pavarësisht viteve të gjata, institucionet përkatëse nuk kanë arritur të japin të dhëna specifike se sa për qind e ndotjes i dedikohet pluhurit për shkak të ndërtimeve, sa për qind amortizimit të automjeteve dhe sa për qind cilësisë së karburanteve.

Ai propozon që të ndryshojnë tekstet me të cilat mësojnë studentët, ndërkohë që studentët e Politeknikut dhe të Mjekësisë të bëjnë matjet specifike në terren.
Qyteti i Tiranës ka vite që e vuan këtë gjë dhe
Shtuar më 02/11/2011, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori