EMRI/ Operacioni policor në Vlorë, kush është pronari i furgonit të sekuestruar, dyshimet e para

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me operacionin policor në Vlorë, ku u sekuestruan një gomone dhe një furgon.

Dy mjetet u gjetën në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.

Dyshimet janë se dy mjetet do të përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike.

Burime për Panorama.al bëjnë me dije se furgoni i sekuestruar nga policia gjatë operacionit është me targa FR2436D, ndërkohë që mjeti është në pronësi të Limi Binajt.

Policia po punon për të zbuluar më shumë detaje rreth dy mjeteve.

Policia po punon për të zbuluar më shumë detaje rreth aktivitetit të Lim Binajt si edhe po heton pistat që ngjarja të ketë lidhje me veprimtari të paligjshme.

/albeu.com/ 


Shtuar 8.04.2023 21:59