SPECIALE/ Atentati në Elbasan, kronologjia e gjakmarrjes me Çapjave dhe fisit Beqiri
Mesditën e sotme ndaj dy vëllezërve BeqiriElbasan u organizua një atentat i mirëfilltë mafioz, por ata kanë shpëtuar pa dëmtime duke marrë vetëm disa plagë të lehta në tentativë për t'ju shpëtuar plumbave.

Fisi Beqiri është prej kohësh në hasmëri në Elbasan, ndërkohë që deri më tani atyre u janë vrarë dy djem. Njëri në vitin 2012, teksa ishte i paralizuar në shtëpi (Gentiani) dhe tjetri (Saimir Beqiri) u vra në prill 2016 në një parkim të hyrje të Elbasanit.

Policia nuk ka autor të dyshuar të ngjarjes deri më tani.

Duke e ditur se dyshimet do të hidheshin mbi ata, familja Çapja ka mohuar të ketë gisht në këtë ngjarje nëpërmjet një reagimi për mediat.

Më parë, në Elbasan kanë ndodhur mjaft vrasje, për të cilat policia dyshon se kanë të bëjnë me një konflikt të vjetër mes familjeve, kronologjinë e të cilit Albeu.com e sjell mëposhtë.

*****

Në mars 2005, tre persona të maskuar dhe me armë hynë në një lokal pranë Universitetit të Elbasanit duke ju kërkuar fillimisht klientëve që të shtrieshin në tokë. Më pas, ata i kanë drejtuar tavolinës ku ishte ulur 33-vjeçari Sokol Çapja duke e plagosur rendë për të humbur më pas jetën në spital.

Pas kësaj vrasjeje, në Elbasan do të ndodhnin një seri atentatesh me viktima, ku do të përfshiheshin tetë familje në luftë me njera-tjetrën ku në mes do të ishin nga njëra anë familja Çapja dhe nga ana tjetër familja Mema dhe Beqiri, të cilat kanë humbur shumë anëtarë, shkruan Albeu.com.

Saimir Beqiri i vrarë në prill 2016 Elbasan është vëllai i Gentian Beqirit, i dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e Sokol Çapjes në vitin 2005 dhe i vrarë brënda në shtëpinë e tij në verën e vitit 2012. Bashkë me Gentianin vdiq edhe babai i tij për shkak të dhunës fizike të ushtruar nga vrasësit. Me vdekjen e sotme, familja numëron tre jetë të humbura në katër vite për shkak të këtij konflikti.

Në versionin e saj zyrtar për vrasjen e Sokolit, policia akuzoi si organizatorë të saj Dritan Shemen, Armando Hasanin dhe Ardian Metësn. Sokol Çapja ishte pronari i një hoteli të njohur në Elbasan. Ndërkohë familja Çapja akuzoi Fadil Memën (I vrarë pak muaj më parë në Itali) si organizatorin e vrasjes së djalit të tyre.

Fill pas kësaj vrasjeje do të ndodhnin një seri atentatesh në Elbasan, Tiranë si edhe jashtë vendit ndaj anëtarëve të fisit Mema, por edhe të të afërmve të personave të dyshuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj Sokolit.

Një nga të akuzuarit, Ardian Meta, u kap nga policia, ndërsa tentoi të arratisej për në Greqi. Gjatë operacionit, ai u plagos duke mbetur edhe i paralizuar. Pas kapjes së Ardian Metës, në Tiranë u vra në rrethana ende të paqarta Dritan Sheme, i cili u lokalizua nëpërmjet të dashurës së tij.

Në vitin 2006, efektivi i Policisë, Fadil Mema mbeti i plagosur në një atentat nëElbasan për të cilin policia akuzoi nipin e Sokolit si personin që gjuajti ndaj tij.

Vrasja e Gentian Beqirit
Në gusht 2012 ndodhi një tjetër vrasje që do të trondiste Elbasanin. Dy persona të pa maskuar ngjiten në një pallat parafrabrikat në lagjen “Qemal Stafa” dhe vrasin në gjumë brenda ambienteve të shtëpisë Gentian Beqirin, i cili ishte i paralizuar dhe mbahej në arrest shtëpie si i dyshuar si pjesëmarrës në atentatin ndaj Sokol Çapjes në dhjetor 2005. Pas kësaj vrasjeje ai kishte ndryshuar emrin nga ArdianMeta në Gentian Beqiri. Gentiani u vra në sytë e të atit, i cili më pas ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Ngjarja mund të ishte parandaluar, pasi në derën e pallatit ku jetonte Gentiani ishin vendosur dy punonjës policie, që ruanin viktimën të mos largohej nga banesa. Mediat raportuan atëhere se policët kanë biseduar me autorët, të cilët u kanë thënë se “do të takojmë tezen”. Autorët, sipas përshkrimit të policëve që u arrestuan pas ngjarjes, ishin pa maska dhe me trup mesatar. Pas vrasjes, dolën nga dera dhe pasi përshëndetën dy policët u larguan me një autoveturë.

Vrasja e Fadil Memës
Disa kohë më pas u ekzekutua në "Autoshkollën" e Fadil Memës, kunati i tij,Ardian Ibrahimi, por policia nuk mundi të identifikojë dhe të kapë autorët.

Fadil Mema do t’i shpëtonte mrekullisht një tjetër atentati në Elbasan, ndërsa e largojnë edhe nga policia për shkak të konflikteve që kishte me fisin Çapja. Në këtë moment ai vendos të emigrojë me familjen në Itali për t’i shpëtuar edhe gjakmarrjes, por ajo e ndjek edhe atje, shkruan Albeu.com.

Në 13 mars 2015, një person e godet me gjashtë plumba atë poshte pallatit në Torino të Italisë duke e lenë pa jetë. Pak ditë më vonë, i biri flet për mediat italiane duke thënë se e dinte kush kishte porositur vrasjen e të atit duke kërkuar ngapolicia italiane që të gjente personat që e kishin kryer atë.

Atentati ndaj familjes Çapja

Në fillim të shkurtit të këtij viti, familja Çapja do të ishte viktimë e një atentati të mirëorganizuar si rezultat i të cilit mbeten të vdekur dy persona dhe u plagosen 9 të tjerë. Atentati u zhvillua në lokalin e familjes Çapja ku ata ishin mbledhur si çdo natë të gjithë bashkë. Sipas versionit zyrtar të policisë, atentatorët i kishin ndjekur levizjet e familjarëve duke pasur dijeni edhe për këtë rutinë të tyre çdo mbrëmje. Edhe më sot, policia nuk ka asnjë të dyshuar zyrtar për ngjarjen, e cila ka mbetur e pazbardhur. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2017, ora 15:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori