Spastrimet e medha per zgjedhje
Albeu.com
Lista e kandidateve per deputete nga dy partite e medha ne vend, megjithe preferencat e ndryshme, ka nje emerues te madh te perbashket, nevojen per riperteritje te grupeve me te medha parlamentare.Ky fenomen behet me i dukshem tek lista e Partise Socialiste, e cila ka bere nje ndryshim gati radikal te grupit parlamentar ekzistues. 2/3 e deputeteve aktuale jane lene jashte listes se kandidimit.

Arsyet e Edi Rames per te marre nje vendim te tille duket se jane te lidhura me se shumti me filozofine e politikes se re te ndryshimit, te shpallur prej kohesh nga kreu i opozites.

Pa perjashtuar ketu edhe elementet kryesore qe i dikton vete sistemi elektoral, luajalitetin ndaj linjes zyrtare te partise. “30% e grupit tone parlamentar jane deputete qe rikonfirmohen dhe qe kane nje eksperience shume te cmuar”, deklaroi sot kryetari i PS Edi Rama.

Por edhe ne kampin blu mbizoteron fryma e riperteritjes se grupit parlamentar, megjithese ne rastin e demokrateve, edhe per shkak te numrit me te madh te deputeteve aktuale, ndryshimi i trupes se saj parlamentare nuk mund te cilesohet si radikal.

Nese Rama ka ndryshuar rreth 2/3 e grupit, Berisha ka ndryshuar rreth 1/3. Aty ku bashkohen serish lideret eshte kriteri i perteritjes. Pikerisht ata qe nuk jane konsideruar lojale me vijen zyrtare te partise.

Arsyeja tjeter kryesore per kreun e mazhorances eshte dhenia e mesazhit te vazhdimesise se qeverisjes dhe jo ajo e ndryshimit. Natyrisht, pa prekur batuten elektorale. Shqiperia ndryshon, Partia Demokratike me pak. (tch)
Shtuar më 21/05/2009, ora 03:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori