Kroos optimist për sezonin e ri: Po përmirësohemi çdo ditë, kush na njeh e di se do të luftojmë për 6 trofe

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka folur për fazën përgatitore të Real Madridit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjermani shprehet se skuadra e Real Madridit po bën maksimumin në fazën përgatitore për të qenë sa më mirë në ndeshjen e 10 gushtit.

Kroos ka premtuar se ‘Los Blancos’ do të jenë në luftë për të gjashtë trofetë.

“Ne po përmirësohemi çdo ditë. Ne po punojmë shumë për sezonin. Tani duhet të kapim ritmin dhe dinamikën e ndeshjeve për të qenë gati më 10 gusht, kur luajmë titullin e parë”, ka thënë Kroos.

“Të gjitha ata që na njohin e dinë se do të luftojmë për gjashtë titujt”, shtoi gjermani.

Më 10 gusht, Real Madrid luan për Superkupën e Evropës, përballë skuadrës së Eintracht Frankfurt./albeu.com