Spartak Ngjela zbulon hapin e vetëm që do sillte hapjen e negociatave për Shqipërinë
Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka reaguar për vendimin e shumë pritur nëse do të hapen apo jo negociatat.

Ngjela shkruan se Reforma në Drejtësi nuk është kryer dhe prandaj kundërshton Franca me Holandën.

Ai kërkon dorëheqjen e Edi Ramës, pasi sipas tij politika europiane thotë se kryeministri është i korruptuar dhe duhet të shkojë në hetim.

Postimi i Spartak Ngjelës: E shihni se cilin keni kryeministër? Parlamenti gjermane dhe politika gjermane po i thonë Ramës: nuk e ke kryer Reformën se ajo të penalizon si të inkriminuar në korrupsion. Rama iu përgjigjet si një injorant i trembur. Të njëjtën gjë po i kërkon edhe politika holandeze. Kurse Rama bën sikur nuk kupton.

Zoti Rama: politika europiane të thotë: "je i korruptuar, duhet të largohesh e të shkosh në hetim". Pse flet përçart kur e di se çfarë po të kërkohet?

Zoti Rama! A dëshiron vërtet ti që Shqipëria të hapë negociatat me Bashkimin Europian menjëherë këto ditë? Ka vetëm një rrugë: jep dorëheqjen si kryeministër duke theksuar: "Jap dorëheqjen, se po pres hetimin tim për dyshimet në korrupsion".

Po e bëre këtë: menjëherë hapen negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Do shohësh, që, sapo të largohesh ti, fillon menjëherë ngritja e SPAK-ut dhe e të gjitha institucioneve të tjera nga kjo mazhorancë, bashkë me opozitën parlamentare.

E pra, zoti Rama, a e dëshiron ti vërtet integrimi e Shqipërisë në Bashkimin Europian? Jep dorëheqjen! Ty dhe opozitën aktuale jashtëparlamentare, politika perëndimore nuk iu pranon. Kjo është e vërteta.
Shtuar më 12/10/2019, ora 23:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori