Spartak Koka: Kam fotot e kufomës, Klodian Rasha me hematoma në fytyrë
Gazetari Spartak Koka ka arritur të sigurojë disa foto të trupit të pajetë të 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua me armë zjarri nga një efektiv policie një ditë më parë.

Në një lidhje në emisionin “Opinion”, Koka tha se viktima kishte dhjetë të qepura në pjesën e kokës si dhe dëmtime në pjesën e ballit dhe të hundës.

“Ka dhjetë të qepura në kokë, hematomapjesën e ballit, hematoma në fytyrë dhe në pjesën e hundës, por që nuk dihen se nga janë shkaktuar.

Familjarët kanë parë foton dhe kufomën dhe thonë, që sipas tyre është armë zjarri”, u shpreh Spartak Koka ndërsa tha që tashmë i takon Mjekësisë Ligjore të sqarojë plagët.

Ndërkohë sipas gazetarit kjo e komplikon situatën, në një kohë kur Prokuroria ka deklaruar se në trupin e të riut është qëlluar vetëm 1 plumb, ndërkohë që sipas të dhënave nga SHÇBA u tha se nga arma e policit është qëlluar 2 herë.

“Prokuroria thotë se ka vetëm një goditje me armë zjarri në shpatull. Ndërkohë sipas të dhënave nga SHÇBA nga arma e policit ëshë qëlluar 2 herë”, tha Koka./Opinion.al
Shtuar më 09/12/2020, ora 23:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori