Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë

Gjatë natës, një mjet në Vlorë është përfshirë nga flakët një mjet në Vlorë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Automjeti i djegur është në pronësi të shtetasit Lulzim Karabolli. Dyshohet ngjarja është e qëllimshme. Nga hetimet paraprake, dyshohet t’i  jetë hedhur një sasi e vogël lende djegëse.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 27.09.2022, rreth orës 02:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Ford” në pronësi të shtetasit L. K., banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 27.09.2022 08:14