Spanjollët "dynden" në Shqipëri
Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave, përgjatë muajit prillShqipëri kanë hyrë 1.924 shtetas nga Spanja.

Kjo e fundit numëron rritjen më të madhe krahasuar me prillin e vitit 2018">2018, me plot 124.2 %

Gjermania ndjek Spanjën me një rritje të konsiderueshme prej 64.7 % Në prill 2019 numri i shtetasve nga Gjermania që kanë hyrë në Shqipëri është 13.447. Për po të njëjtin muaj në vitin 2018">2018, ky numër ishte 8.167.

Nga ana tjetër, Mali i Zi ka ndjerë një rënie të hyrjeve në Shqipëri me 3.2 %. Përgjatë prillit të këtij viti, Shqipëria ka pasur 34.986 shtetas hyrës nga Mali i Zi, ndërkohë që në prill 2018">2018 numri i hyrjeve nga Mali i Zi në Shqipëri ka qenë 36.152.

Bazuar në të dhënat e INSTAT, Mali i Zi është i vetmi vend që ka ulur "vizitat" në Shqipëri për muajin prill, krahasuar me prillin e vitit 2018">2018.
Shtuar më 25/05/2019, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori