Spanja nuk regjistron asnjë viktimë nga koronavirusi për herë të parë pas nisjes së COVID-1
Spanja vjen me lajme të mira në 24 orët e fundit, pasi nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë.

Pavarësisht përmirësimit të situatës, kryeministri Pedro Sanchez ka hedhur idenë e shtyrjes së gjendjes së jashtëzakonshme edhe me dy javë.

Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në botë, duke shënuar më shumë se 286 mijë raste infektimi dhe mbi 27 mijë viktima.

Ajo regjistron numrin e katërt më të lartë të të infektuarve në botë, pas SHBA-ve, Brazilit dhe Rusisë.

Sipas Worldometer, në Spanjë ndodhen ende 62,424 raste aktive me COVID-19, prej të cilëve 617 ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shtuar më 01/06/2020, ora 20:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori