SPAK shkon tek Berisha? Zhvillimet e papritura në çështjen "Hajdari" që pritet të prekin liderin demokrat
Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Izet Haxhisë për lirimin nga burgu duke mos pranuar arsyetimin se ka tejkaluar afatet e paraburgimit.

Haxhia, i akuzuar për vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari e argumentonte kërkesën për të marrë lirinë me mbarimin e afateve të paraburgimit duke llogaritur dhe burgun në Turqi.

Por Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për Haxhinë, ish-truproja i Sali Berishës. Gjykata e Tiranës më 26 korrik vendosi të rrëzojë kërkesën e disatë të të pandehurit.

Nga ana tjetër Prokuroria e Tiranës kërkoi shpalljen e moskompetencës për rigjykimin e Izet Haxhisë.

Më shumë se sa rrëzimi i kërkesës së Haxhisë për liri, pikërisht ky është zhvillimi më i rendësishëm në këtë çështje, pasi pas Prokurorisë së Krimeve të Rënda në lojë parashikohet futja e SPAK-ut.

Shpallja e moskompetencës së Prokurorisë së Tiranës për gjykimin e çështjes Haxhia, e cila në thelb përmblidhet në vrasjen e Azem Hajdarit bën të detyrueshme që këtë çështje ta përfaqësojë Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Mirëpo, kjo prokurori pritet të shkrihet në pak javë dhe në vend të saj do të jetë SPAK, organi i ri i prokurorisë që do të gjykojë politikanët dhe emrat me pushtet.

Deri më tani, Sali Berisha ka refuzuar të japë dëshminë e tij në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, gjë të cilën e kërkon me ngulm edhe vetë Izet Haxhia.

Përfaqësimi i kësaj çështjeje nga SPAK, pritet të trazojë jo pak politikën në vend pasi me gjasë Berisha do të thirret sërish si dëshmitar.

Në këtë mënyrë, prania e Izet Haxhisë në Shqipëri dhe rihapja e çështjes Hajdari, krahas faktit se duhet dhënë drejtësi, është në vetvete edhe një presion i fortë ndaj Berishës. Sidomos tani që çështjen e merr SPAK në dorë.. /albeu.com/


Shtuar më 14/09/2019, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori