SPAK nis marrjen në pyetje pas akuzave të PD për "tenderin sekret të ushqimeve"
SPAK ka filluar hetimet lidhur me akuzat e PD për “tenderin sekret të ushqimeve nga Ministria e Mbrojtjes”.

PD akuzoi Olta Xhaçkën se ky tender është bërë pa garë dhe i është dhënë një kompanie celulare nga Maqedonia e Veriut e cila vetëm 1 javë para tenderit kishte ndryshuar subjektin.

Ndërkohë ditën e sotme SPAK ka marrë në pyetje 3 anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Ylli Ymerin, Dafina Meçan dhe Adriatik Dapajn për këtë tender të dhënë në fund të marsit.
Shtuar më 05/05/2020, ora 17:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori