Spahiu: Vrasja e gjyqtarit, akt terrorist ndaj drejtësisë
Kreshnik Spahiu
Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu e ka cilësuar atentatin ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi sot në Vlorë si një ekzekutim terrorist që i bëhet një funksionari publik.

Në një konferencë për shtyp, Spahiu me tone mjaft të ashpra e cilësuar vrasjen e gjyqtarit si një rast të paprecedentë ka theksuar se ky akt i shëmtuar është një vazhdën e disa ngjarjeve dhe atentateve të njëpasnjëshme që janë bërë kundër gjyqësorit.

"Është akt në vazhdën e atentateve të gjyqësorit, duke përbërë një rast të paprecendetë ndaj drejtësisë që nga koha e Ismail Qemalit. Shqipëria synon të jetë në rrugën e integrimit evropian dhe nuk tenton të jetë si Siçilia e 50 viteve më parë. Një shtet gjyqësor që nuk mund të garantojë jetën e gjyqtarëve, nuk jep garanci për jetën e qytetarëve", tha ai.

Gjithashtu Spahiu ka këruar që kjo çështje të trajtohet me prioritet maksimal nga organet e hetimit dhe autorët të vihen përpara drejtësisë.

“Ky është një akt terrorist që i bëhet sistemit të drejtësisë . Është një sulm i drejtpërdrejtë që duhet të sjellë reflektim të menjëhershëm të shtetit për veprimet që duhet të ndërmerren në të ardhem për sigurinë e qytetarëve” ka përfunduar Spahiu.
Shtuar më 09/09/2011, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori