Kreu i Aleancës
Kuqezi, Kreshnik
Spahiu ka zhvilluar sot një takim me strukturat rinore të këtij subjekti politik në Tiranë. Në fjalën e tij para të
rinjve Spahiu është shprehur i bindur për fitoren e AK në zgjedhje dhe largimin e atyre që i ka quajtur “garda e vjetër”.
“Kuqezinjtë do largojnë gardistët e vjetër. Vetëm vota e të
rinjve do të ndryshojë Shqipërinë. Të
rinjte kuqezi do ta çojnë vendin drejt BE-së. Qeveria po
rrit borxhin që ta paguajnë të rrinjtë. Po ashtu, po
rrit moshën e pensionit. Nuk ka vende të reja pune për të rinjtë me PD dhe PS. Me këto parti 1 milion të rinj janë të papunë”, ka shtuar
Spahiu.
Pak ditë më parë
Spahiu zhvilloi një tubim në qytetin e Patosit, ku iu rikthye akuzave të ashpra ndaj kryeministrit dhe mazhorancës në pushtet. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2013,
ora 18:59