E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
Spahiu: Ta largojmë "komunistin e fundit"
Në kuvendin me studente nga Tirana dhe Prishtina, Aleanca Kuqezi shpalli sot platformën për rinovimin e politikës shqiptare.

Kreu i kësaj force politike Kreshnik Spahiu tha se Shqipëria prej afro 12 vjetësh, nuk ka ndryshuar aspak.

Ai akuzoi kryeministrin e vendit Sali Berisha se ka eliminuar kundërshtarët politikë, duke theksuar se një gjë të tillë bëri edhe me Azem Hajdarin, të cilin ai e quan tribunin e lirisë, por e largoi nga drejtimi i PD-së. Kreu i kuqezinjve, Kreshnik Spahiu i ka bërë thirrje të rinisë shqiptare që të largojnë “komunistin e fundit”, i cili sipas tij mban në krye të qeverisë “bijtë e komunizmit”.

“22 vite më parë në rrugët e bulevardit dëshmorët e kombit u shfaq njeriu të cilin sekretari parë i partisë komuniste Ramiz Alia e përzgjodhi për të ngritur artificialisht sistemin pluralist në Shqipëri dhe për të përçarë lëvizjen studentore. Më 10 dhjetor ai do ta pritej me fishkëllima mes mijëra studentëve si njeriu, i cili kërkoj që lëvizja studentore të shuhej. Me dhunën dhe dinakërinë e një krokodili politik ai mundi të shmangte Azem Hajdarin nga kreu i Partisë Demokratike dhe ta përndiqte penalisht dhe moralisht deri sa agjenda e demokracisë u vra në mënyrën më mizore në qendër të Tiranës dhe poshtë zyrës së tij. 22 vite më parë ndryshimi do të vinte me shumë pak viktima por mijëra dhe mijëra të tjerë student dhe punëtorë, intelektual dhe politikanë do të vriteshin në vitet e sundimit të tij politik. Shqipëria do të përjetonte vitet e errëta të rebelimit popullor për të larguar njeriun që hapi depot e armëve për të nxitur luftën civile në Shqipëri por falë maturisë popullore ajo do të shmangej por me shumë dhimbje sepse afro 5000 qytetarë do të humbnin jetën në atë periudhë”, deklaroi Spahiu.

Në vijim Spahiu e akuzoi qeverinë se ka zhytur vendin në izolim dhe mjerim, që sipas si është më i thelli në këtë 100 vite.

“Çerek shekulli më parë kur në skenën politike u shfaq shtetasi Berisha në arenën politike evropiane dhe amerikane do të ishin burrat më të shquar të elitës politike botërore. Asnjë prej tyre sot nuk drejton vendin pasi ose kanë ndërruar jetë ose i kanë larguar me votë me përjashtim të shtetasit Berisha. Gjermanët e larguan themeluesin e dy Gjermanive kancelarin Kohl, amerikanët larguan Bushin e madh madje edhe Bush Junior, francezët e larguan Shirak, john major tashmë është harruar në Britani. Në rajon janë futur në muze Miloshevic dhe Tuxhman, Gligorov dhe Micotaqis, Zhelju Zhelev dhe i jati i Papandreut. Ne ende nuk ndryshojmë, ne ende me shtetasin i cili është shndërruar në një kufomë të politikës shqiptare dhe evropiane dhe sot e ka futur Shqipërinë në izolimin dhe mjerimin më të thellë të 100 viteve”-tha kreu i kuqezinjve Spahiu.
Shtuar më 16/12/2012, ora 16:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori