Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik
Spahiu përshëndeti sot zgjedhjet e Kosovës, duke i vlerësuar ato si të lira e të ndershme. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të AK-së,
Spahiu tha se qytetarët e Kosovës nuk e shitën votën për 20 euro, siç ndodh në Shqipëri.
“Shqiptarët në Kosovë nuk e shitën votën. Në Shqipëri njerëzit
shiten për 20 euro. Shqiptarët në Kosovë i nxorën milionerët jashtë Kuvendit. Kurse ne i fusim brenda. Së bashku të japim urim të drejtpërdrejtë për udhëheqësin e luftës Ramush Haradinaj. Aleatët strategjikë të AK janë votuar në shumicë dhe po marrin mbështetje në Kosovë”, tha
Spahiu.
Ai foli edhe për reformën territoriale duke ngritur fort zërin se
Himara nuk është e Greqisë por e Labërisë.
“Ultranacionalistët kërkojnë që
Himara të jetë me Greqinë jo me,
Himara është e Labërisë, jo e Greqisë. Do na kemi në krahë sa herë vihet në diskutim çështja e pavarësisë” tha me tej ai. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2014,
ora 11:11