Spahiu: Rama ka 3 bunkerë në Surrel, në njërin jeton dhe 2 të tjerët i ka me para
Pëlqej
"Edi Ramën dhe Erjon Velinë po i ruajmë dhe në momentin e duhur do t'i sulmojmë dhe do t'i fusim fizikisht në kazanë plehrash dhe më pas do t'i nxjerrim nëpër Tiranë".

Kjo ka qenë deklarata befasuese e kreut të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë intervistës zhvilluar me Turjan Hyskën, në emisionin e tij "Oktapod".

Edhe pse moderatori e konsideroi si një skenar disi fictions këtë deklaratë, Spahiu këmbënguli, duke shpjeguar se ky është një aksion që AKZ do ta ndërmarrë herët a vonë.

Sipas tij, në Shqipëri ka ardhur momenti i revolucionit, ndaj duhet vepruar sipas modelit ukrainas. Kreu i AKZ i kërkoi opozitës, LSI-së, Blushit dhe ndjekësve të tij, të grisin mandatet e deputetëve, e ta lënë Ramën me 32 deputetë, duke nënkuptuar deputetët me rekorde kriminale.

Sipas tij, Rama kërkon t’i bëjë gropën Metës me duart e të tjerëve. Por Spahiu ka shkuar edhe më tej në këtë intervistë "të pazakontë", duke thënë se në Surrel, Edi Rama ka 3 bunkerë: njërin ku banon dhe dy të tjerë të mbushur me paratë e fituara.

Kreshnik Spahiu u shpreh se së shpejti do të publikohet intervista e një gruaje, e cila ka kërkuar azil në Gjermani, pasi kërcënohet me jetë.

Shkak për këto kërcënime është, sipas gruas, fakti se ajo ka punuar si numëruese parash, pikërisht në njërin nga bunkerët e Ramës. Lidhur me marredhënien Rama-Kokëdhima, kryetari i AK tha se Kokëdhima është ndërmjetësi i Ramës me ish-KGB-në dhe bizneset ruse në Shqipëri.

Kreshnik Spahiu njoftoi se do të ketë një tjetër aksion nga Aleanca Kuq e Zi, i cili do të mbahet ende sekret, por që do të jetë krejt i ndryshëm nga ata që janë parë deri më sot. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2016, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori