Spahiu i jep Berishës 48 orë për të dhënë dorëheqjen
Aleanca Kuqezi mblodhi sot Asamblenë e Tiranës. Në prag të protestës së 7 prillit, kreu i AK-së Kreshnik Spahiu i vendosi 48 orë afat kryeministrit Berisha që të japë dorëheqjen.

"Në zgjedhjet e 23 qershorit do të shkojmë pa Berishën dhe me Qeveri teknike. Shtetasin Berisha do t'ia dorëzojmë drejtësisë si të pandehur", tha Spahiu.

Sipas tij, në protestën e 7 prillit do të jenë edhe familjarët e viktimave të 21 janarit, të Gërdecit dhe të marsit të vitit 1997. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2013, ora 11:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori