Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik
Spahiu, çuditet pse
Opozita më Shqipëri nuk
proteston si ajo në Kosovë.
Me anë të një postimi në
Facebook,
Spahiu shprehet se, kjo është një çudi shqiptare duke ngritur edhe ironikisht disa pikëpyetje pse kjo gjë nuk ndodh, raporton Albeu.com
"ÇUDIRA SHQIPTARE / DEBAT: Pse
opozita parlametare e Tiranës nuk
proteston si ajo e Prishtinës....Nga Mënçuria? Dituria? Diplomacia? Frika? Pjekuria? Dembeleizmi? Arsyeja? Kompromisi? Qeveria e mirë? Apo e dhjamosur nga 25 vite në pushtet?". shkruan kreu i Aleancës Kuq e Zi në
Facebook, përcjell Portali Albeu.
Prishtina u përfshi dje nga protesta të dhunshme kundër arrestimit të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ndërsa prej javësh
opozita ka bllokuar jetën politike në vend për shkak të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe asaj të Demarkacionit me Malin e Zi, të cilat sipas tyre janë tradhëti ndaj Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2015,
ora 15:55