A do të largohet Basha nëse humb sërish përballë Ramës? Përgjigjet Fatmir Mediu

A do të largohet Lulzim Basha nga politika ose nga drejtimi i PD nëse humb sërish zgjedhjet përballë Ramës?

I ftuar në edicionin e lajmeve në Report tv, Fatmir Mediu, kreu i PR, tha se nëse opozita e bashkuar humbet zgjedhjet, ai do t’i kërkojë largimin vetes së tij, e jo Bashës.

“Unë do t’i kërkoj largimin vetes time, jo zotit Basha. Pastaj se çfarë bën zoti Basha është çështja e zotit Basha.

Unë do mbaj qëndrim në raport me veten time dhe Partinë Republikane, pastaj se çfarë bën PD është çështje e PD”, tha Fatmir Mediu.


Shtuar 1.07.2020 17:46