Spahiu: AK është një lëvizje popullore dhe vegël e askujt
Kreshnik Spahiu
Alenca Kuqezi nuk do të kthehet në një parti politike, por edhe nësë do të ishte një parti politike nuk do të bashkëpunontë me opozitën. Këtë ka deklaruar mbrëmë në televizionin “NEWS 24” nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Sipas tij, përmes Aleancës Kuqezi dhe platformës që kjo oranizatë kishte, do t’u kundërvihej politikave servile ndaj serbëve dhe grekëve.
Gjatë intervistës së dhënë për këtë televizion Spahiu është shprehur se nuk kishte akoma një projekt që do ta kthente këtë organizatë në parti politke.

Më tej ai deklaroi se nuk i shërben asnjë partie politike, as pozitës, as Presidentit dhe as opozitës, por ai nuk sqaroi nësë AK do të kthehej në parti politike apo jo.

.“S’ka lidhje shndërrimi i AK-së në një parti nacionaliste, nuk ka lidhje me politikën, ka lidhje me një platformë që u kundërvihet politikave servile ndaj grekëve dhe serbëve. Sot e kësaj dite mund të thuhet gjithçka por askush nuk mund të thotë për një lidhje, ndjesi apo praktika të ngjashme në lidhje me AK në raport me Bamir Topin dhe Edi Ramën. Qëndrimi ynë ka qenë aq kritik sa me Berishën, po aq me Topin dhe Ramën”, - u shpreh Spahiu.

Lidhur me mundësinë e hyrjes së AK-së në zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës, Kreshik Spahiu u përgjigj: “Nuk di të hyjë AK-ja në zgjedhje. Çështja e AK nuk është çështje e një personi por i mijëra qytetarëve, është një verdikt i tyre, një ortek, një shumicë shqiptare dhe kam përshtypje se mazhorancat nuk kanë nevojë të bëjnë aleanca me minorancën. Ne na mbështesin shqiptarët dhe AK-ja është një lëvizje popullore”.

Ndërsa sa i përket raportit të AK-së me presidentin Topi ai u shpreh se presidenti kishte mbajtur një qëndrim zyrtar dhe kishte dalë kundër qëndrimit të AK-së për censusin. /albeu.com/
Shtuar më 09/11/2011, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori