Spahia: Të rikthehet dënimi me vdekje
Partia Lëvizja e Legalitet kërkon rikthimin e dënimit me vdekje. Në një konferencë për shtyp kreu i kësaj partie Ekrem Spahia deklaroi se duke marrë parasysh krimet e shumta si dhe vrasjen e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiri është e domosdoshme që në vendin tonë të zbatohet dënimi me vdekje.

Gjithashtu kreu i PLL-së kërkoi distancim të opozitës në lidhje me akuzat e hedhura kundrejt figurës së mbretit Zog.

Këto deklarata të kryetarit të PLL-së, Ekrem Spahia erdhën pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie për nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 16/09/2012, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori