Sa i takon lojërave të
fatit, tashmë të gjithë ata që nuk paguajnë taksat e shtetit do të pësojnë bllokim të
llogarive dhe pasurive të
paluajtshme. Këshilli i Ministrave publikoi një vendim në Fletoren Zyrtare, sipas të cilit subjektet e lojërave të
fatit që nuk shlyejnë detyrimet, do përballen me bllokimin e
llogarive dhe të pasurive të
paluajtshme që zotërojnë.
Nëse subjektit i është dërguar dokumenti: “Njoftim për
pagimin e detyrimit”, por ky detyrim nuk është paguar ende, atëherë këto detyrime janë subjekt i masave shtrënguese në përputhje me legjislacionin përkatës.
“Ky dokument përfaqëson barrën siguruese dhe hipotekore në favor të shtetit shqiptar, përfaqësuar nga Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të
Fatit, mbi të gjithë pasurinë dhe të drejtat pasurore, të cilat i përkasin këtij subjekti, lidhur me shumën e detyrimeve të papaguara në afatin e kërkuar prej tij (detyrimi 0.5 %, gjoba dhe kamatëvonesë). Vendosja e kësaj barre hipotekore/siguruese, synon të garantojë
pagimin e tyre në rast të mospagimit vullnetar”, thuhet në njoftimin që do u drejtohet subjekteve. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2014,
ora 10:59