“S&P” ndryshon vlerësimin për ekonominë shqiptare
Agjencia e vlerësimit të cilësisë së kreditit "Standard & Poor’s", ka rishikuar vlerësimin e Outlook-ut për Shqipërinë duke e ndryshuar nga negativ në të qëndrueshëm ndërsa ka konfirmuar edhe një herë vlerësimin e kreditimit afatgjatë dhe afatshkurtër në ‘B/B’.


“Ne besojmë se ecuria e rritjes së Shqipërisë do të përmirësohet dhe se qeveria do të ruajë angazhimin e vet për konsolidim fiskal, gjë që do të sjellë rënie graduale të borxhit të përgjithshëm të qeverisë. Për rrjedhojë ne rikonfirmojmë vlerësimin për borxhin sovran afatgjatë dhe afatshkurtër në monedhë vendëse apo të huaj për Shqipërinë në ‘B+/B’.Parashikimi “i qëndrueshëm” reflekton këndvështrimin tonë se Shqipëria do të ndjekë politika të shëndosha fiskale dhe ekonomike të lidhura me përpjepjet për integrimin në Bashkimin Europian.” thuhet në një njoftim për shtyp të publikuar sot nga "Standard & Poor’s"

Sipas kesaj agjencie marrëveshja 3-vjeçare me FMN-në do të sigurojë një lehtësim të nevojave për financim, forcim të institucioneve fiskale dhe ulje të defiçitit, duke i hapur rrugën potencialit të vendit për rritje ekonomike në të ardhmen dhe në të njëjtën kohë duke mbështetur reformat strukturore. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2014, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori