Sotne Presidence takimi Topi-Withers
Albeu.com
Presidenti Bamir Topi do të zhvillojë një takim me ambasadorin amerikan John Withers. Takimi është parashikuar të zhvillohet në orën 11:00 në Presidencë.Pritet që kreu i shtetit Bamir Topi dhe ambasadori amerikan të bisedojnë për situatën aktuale politike.
Withers e Topi takohen në një kohë kur negociatorët për zgjidhjen e krizës politike, kreu i grupit të PD-së, Patozi dhe ai i PS-së, Ruçi kanë zhvilluar dy takime që kanë rezultuar pa sukses.

Palët do të duhet të ngrinin një komisionin hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit deri të hënën e djeshme,por Kuvendi i Shqipërisë mbylli punimet për këtë sesion pa u ngritur komisioni.
Shtuar më 27/07/2010, ora 10:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori