Dhuna ndaj gazetarit Doçi, reagon policia: Dikush e qëlloi me grusht, jemi në lëvizje për kapjen e autorit

Mesditën e sotme në Kamzë u dhunua gazetari investigativ, Adriatik Doçi.

Mësohet se Doçi ishte duke u futur në banesën e tij, kur një person sipas policisë e ka goditur me grusht.

Gazetari është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa policia është vënë në lëvizje për kapjen e autorit.

Njoftimi:

Kamzë/Informacion paraprak

Më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, në Kamzë, në rrugën “Bavaria”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht shtetasin A. D., 38 vjeç, me profesion gazetar, dhe më pas është larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5., në Kamzë, kanë administruar kallzimin e bërë nga gazetari A. D., dhe shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në lëvizje për kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./albeu.com


Shtuar 13.11.2022 13:25