Sot vijne ekspertet e BE-se
Albeu.com
Një grup ekspertësh dhe zyrtarësh politikë nga BE do të vijnë sot për të marrë pjesë në negociatat për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza politike, si dhe për të diskutuar mundësinë e hapjes së kutive të fletëve të votimit.Zyrtarët e lartë në Bruksel i kanë vënë afat dy javë krerëve të politikës shqiptare për të gjetur dhe rënë dakort për rrugëdaljen nga kriza politike .

Grupi i ekspertëve do të kryesohet nga zëvendës shefja e kabinetit të Komisionerit për Zgjerimin e BE-së, Stefan Fyle. Jana Katarina Loliç Shindelkova është përfaqësuesja e Komisionerit për Zgjerim, që mbulon dhe çështjet e Ballkanit Perëndimor, e cila do të jetë në përbërje të ekipit miks për çështjen e hapjes së kutive dhe të arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet maxhorancës dhe opozitës për hetimin e zgjedhjeve. Një ekspert do të mbërrijë nga Komisioni i Venecias, i cili do të njihet njëkohësisht me ligjet shqiptare, Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën, për mundësinë e hapjes së kutive. Gjithashtu, pritet që në përbërje të grupit të jetë dhe një përfaqësues nga ana e Këshillit të Evropës, si dhe anëtarë të grupeve parlamentare të KiE si të PPE dhe të PSE të cilët ishin të angazhuar në mbrëmjen e Strasburgut.
Shtuar më 26/05/2010, ora 11:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori