Sot vendoset fati i tij! Çfarë tha Tahiri para se të futej në Kuvend
Vetëm pak minuta më parë Saimir Tahiri hyri në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë ku dhe po mbahet mbledhja në Këshillin e Mandatëve ku do të vendoset përfundimisht fati i tij.

Tahiri në dukje i qetë, ka hyrë i vetëm brenda ambientëve të kryesisë, ndërkohë mbështetësit e tij e pritën me duartrokitje.

I pyetur nga mediat se çfarë pret nga kjo mbledhje dhe se si do mbrohet Saimir Tahiri dha një përgjigje të shkurtër duke mos lënë shumë të kuptohet.

“Ju i dini më mirë gjërat”,- ka thënë Tahiri dhe është drejtuar për në Kuvend. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2017, ora 10:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori