Sot varroset Fadil Ferati
Albeu.com
Sot në fshatin Gurrakoc të Istogut zhvillohet ceremonia e varrimit të kryetarit të komunës së Burimit, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Ferati, i cili ndërroi jetë të shtunën në Klinikën shtetërore të Ofenbahut në Gjermani.
Në ceremoninë e varrimit, pritet të marrë pjesë edhe Presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu, i cili paradite kthehet nga vizita zyrtare në Turqi. Pjesëmarrës, ndërkaq pritet të jenë edhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore, përfaqësues të partive politike si dhe zyrtarë ndërkombëtare në Kosovë.
Shtuar më 03/02/2010, ora 18:34
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori