Sot ulen temperaturat, nisin reshjet e dëborës
Ditën e sotme bëni kujdes me veshjen pasi moti do të përkeqësohet.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme duke arritur në zonat malore deri në minus 7 gradë Celsius.


Gjatë javës së parë të shkurtit nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës, madje edhe në malin e Dajtit.

zonat malore parashikohet që trashësia e dëborës të arrijë në 40 centimetra.

Sipas parashikimeve, bregdeti do të përfshihet nga era të fuqishme me drejtim veri-perëndim.
Shtuar më 04/02/2020, ora 08:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori