Vajzat e bashkëshortit të saj i shkojnë në shtëpi për ditëlindjen e babait, ja si i pret Zaimina Vasjari (FOTO LAJM)

Zaimina Vasjari këngëtarja dhe tashmë bisnesmenia e famshme, është nënë e një vajze 3 vjeçare, Khloe dhe prej pak muajsh edhe nënë e një djali Kamar. Por fëmijët e Zaiminës kanë edhe 2 motra nga i ati.

Zaimina prej kohësh e ka bërë publike marrëdhënien e shëndetshme që gëzon me vajzat e bashkëshortit të saj.

Ky i fundit festoi ditën e djeshme ditëlindjen dhe këngëtarja publikoi si rrallëherë një foto të tij me djalin duke e uruar: Gëzuar ditëlindjen burrit dhe babait më të mirë ndonjëherë.

Këtë ditëlindje Klodiani e ka festuar ma familjen e madhe, pra me 4 fëmijët e tij dhe këtë na e bëri të ditur Zaimina.

“Jam e rrethuar me Asllan”, shkruan ajo duke treguar vajzat e Klodianit teksa laheshin në pishinën e shtëpisë së saj luksoze./albeu.com/